Ambasada e Kosovës në Berlin pret përfaqësuesen e ansamblit shqiptar “Shqiponjat”, diskutohet ruajtja e kulturës kombëtare në diasporë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka mirëpritur në një takim znj. Nada Qoshku, përfaqësuese e ansamblit shqiptar “Shqiponjat” në Berlin.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar në diasporë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Ambasada ka vlerësuar angazhimin e ansamblit “Shqiponjat” në kultivimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj që jetojnë në Gjermani.

Po ashtu, është theksuar përkushtimi i Ambasadës për të mbështetur nismat që forcojnë lidhjet e diasporës me atdheun dhe promovojnë vlerat kombëtare shqiptare.