Trepça largon nga puna katër punëtorë për shkelje disiplinore, ndër to edhe fjetja gjatë orarit të punës
Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se ka larguar nga puna përkohësisht katër punëtorë për shkak siç thuhet në njoftim për shkelje të rënda të disiplinës.
Sipas njoftimit një nga arsyet është se tre punëtorët flinin në vendin e punës gjatë ndërrimit të tretë.
“Me datën 18.11.2026, Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të:z. I. B., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg. z. M.S.., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg. z. M. Sh., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg. z. P. M., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg. Vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Siç thuhet në njoftim çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A./te