Përfundon vizita e Jakup Krasniqit te familja e tij
Ka përfunduar vizita e Jakup Krasniqit që sot i ka bërë familjes së tij në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Vizita gati gjashtë orëshe e Krasniqit, u bë pas gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortës së tij.
Vizita e tij në shtëpi është shoqëruar nën masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, transmeton Zeri.info.
Disa qytetarë ishin mbledhur gjatë ditës para shtëpisë së tij, ndërsa gjatë largimit të Krasniqit nga veturat e EULEX-it, ata brohoritën emrin e UÇK-së. /Zëri