Ish-zyrtari i Federatës Rinor Havolli ua qet “të palarat” FFK-së dhe Agim Ademit: Mos u tutni, tregoni njerit se nuk është marre nëse gabon

Ish-zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Rinor Havolli, e ka goditur Federatën e Futbollit të Kosovës, më saktësisht kryetarin Agim Ademi, por edhe krejt ata që, sipas tij, frikësohen t’i tregojnë drejt se nuk është marre nëse gabon.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Havolli e ka shprehur dëshpërimin me rezultatet e Kombëtares së Kosovës, por i ka përmendur edhe kushtet e vështira me të cilat punohet, ku ndër të tjera e ka cekur faktin se Kombëtarja nuk e ka një palestër adekuate dhe speciale për të ushtruar lojtarët një ditë pas lojës, duke u improvizuar me ushtrime në palestër të hotelit ku vendosen.

Sipas Havollit, i cili për një kohë ishte edhe zyrtar i suksesshëm i UEFA-s, në FFK ekziston një lloj diktature ku njerëzit që kanë interes nuk guxojnë të bëjnë as “like”. /Zëri

Më poshtë mund ta lexoni postimin ish-punëtorit të FFK-së, Rinor Havolli, i cili e njeh më mirë se shumëkush atë që “sillet” brenda Federatës: