Autori i krimit në Suharekë ishte dënuar në Zvicër për vrasjen e gruas
Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 2011.
Raportohet se ai ishte dënuar me 19 vjet burgim për këtë rast.
Shteti zviceran më pas e kishte dëbuar Hotin dhe i njëjti ishte kthyer në Kosovë.
Për të njëjtën vepër ai do të përballet tashmë me drejtësinë kosovare.
Sipas informacioneve të para, Hoti sot e vrau S. Dakaj, në një parking në Suharekë, pas një konflikti që dyshohet se nisi për parking.
Fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes, por si rezultat i veprimeve policore, u prangos. /klankosova