Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të emërojë zëvendësministrat në Qeveri.
Së fundmi Kurti ka emëruar Fëllanza Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Kryeministri Kurti e uroi znj. Podrimja për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, ka njoftuar ZKM-ja.