Kosova bie edhe në renditjen e FIFA-s, ngrihet Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen më të re të FIFA-s.

Dardanët e patën një nëntor dëshpërues, duke barazuar fillimisht me Izraelin pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të humbur mbrëmë nga Irlanda me rezultat 3:0 në Dublin.

Ata me këtë rast shpëtuan për pak pa rënë nga Liga B, shkruan gazeta “Express”.

Prandaj, këto rezultate kanë ndikuar në rënien e ekipit të Franco Fodës në ranglistën e FIFA-s.

Në renditjen e sotme, Kosova e sheh veten dy pozita më poshtë, duke rënë nga e 76-ta në të 78-ën.

Dardanët i kanë 1322.10 pikë, ndërsa gjenden prapa Malit të Zi dhe prapa Bolivisë.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare u ngrit për një pozitë, nga e 66-ta në të 65-tën, pas fitoreve ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë në këtë muaj.

Katër pozitat e para nuk ndryshuan, me Spanjën liderë, ndërsa e pasojnë Argjentina, Franca e Anglia.

Portugalia dhe Brazili e humbën nga një pozitë, kurse mrekullia Maroku tash e sheh veten në vendin e pestë, me dy pozita përparim. /Zëri