Vëllai i Jakup Krasniqit shihet i mërzitur në ballkonin e shtëpisë në Velani
Vëllai i Jakup Krasniqit, Dauti, është parë i mërzitur në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Ndonëse shtëpitë i kanë në afërsi, ai më parë deklaroi se nuk ka arritur ta shohë vëllain e tij, Jakupin.
Në rrugën “Taip Zeka”, aty ku ndodhet shtëpia e Jakup Krasniqit, po qëndrojnë patrulla të Policisë së Kosovës, përderisa është bërë e ditur se në shtëpi Jakup Krasniqi do të qëndrojë deri në orën 17:00. /Zëri