Haalandi në delir pas fitores ndaj Danimarkës: Çmenduri, e mrekullueshme të jesh norvegjez

Erling Haaland nuk e fshehu entuziazmin pas fitores dramatike të Norvegjisë ndaj Danimarkës, me rezultat 3-2, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Norvegjezët përmbysën disavantazhin prej dy golash dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale.

Danimarka ishte në epërsi 2-0 pas golave të Rasmus Hojlund dhe Pierre-Emile Hojbjerg, por Haalandi ngushtoi diferencën në minutën e 37-të.

Martin Odegaard barazoi në minutën e 83-të, ndërsa sulmuesi i Manchester Cityt vulosi fitoren me penallti në minutën e 96-të.

Pas golit vendimtar, Haalandi shpërtheu në festë, hoqi fanellën dhe iu drejtua tifozëve norvegjezë.

“Është një nga vitet më të çmendura të futbollit. Është kënaqësi të jesh pjesë e përfundimit të tij në këtë mënyrë. Është bukur të jesh norvegjez”, deklaroi ai.

Haalandi pranoi se mund të kishte shënuar edhe më shumë, por u shpreh i kënaqur me dy golat e tij.

“Duhej të kisha shënuar hat-trick, por jam i lumtur me dy gola, kështu që është në rregull”, tha sulmuesi, pas një tjetër mbrëmjeje të paharrueshme për Norvegjinë. /Zëri