Gjendja shëndetësore e bashkëshortes - arsyeja e ardhjes së Jakup Krasniqit në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Negroc.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.

Më 16 shtator, Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.