Jakup Krasniqi niset për në Kosovë, për vizitë familjare

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për televizionin Dukagjini nga Nasim Haradinaj, i cili përmes një bisede telefonike ka bërë të ditur se Krasniqi po vjen në Kosovë për çështje familjare.

Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje të tjera lidhur me udhëtimin e tij, duke përfshirë kohën e saktë të mbërritjes në Kosovë.