IKD-ja nis diskutimin për përgjegjësinë penale të keqpërdorimit të parasë publike për qëllime elektorale

Ka nisur tryeza e diskutimit e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale”.

Në këtë tryezë po diskutohet përgjegjësia penale për keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale, si dhe iniciativa legjislative qytetare për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.

Fillimisht, Qemajl Marmullakaj nga IKD-ja do të prezantojë analizën dhe propozimin e nismës legjislative.

Në diskutim janë të përfshira edhe deputetet Blerta Deliu nga PDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK-ja dhe Teuta Haxhiu nga AAK-ja.

Sipas Naim Jakajt nga IKD-ja, në këtë tryezë ishte ftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), por përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën ftesës.