Dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera, personi nga Kamenica vdes në QKUK

Një person nga Kamenica ka vdekur mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, pas shkak të dyshimit se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera, viktima ishte dërguar në QKUK, por që i njëjti gjatë trajtimit ka vdekur.

Policia tashmë ka nisur hetimet, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Kamenicë / 17.11.2026 - 08:15 Është raportuar për një person që dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara. Viktima është shoqëruar në QKUK, nga ku gjatë qëndrimit aty është raportuar se i njëjti kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri