Ngacmoi seksualisht një femër në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar gjatë së martës në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht në femër, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur pasditen e 12 nëntorit.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Ngacmim seksual
Fushë-Kosovë / 12.11.2026 - 17:30. Më 17.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se më datën e lartcekur kishte kryer veprën ngacmim ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri