Sot, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të cilat do të shtohen gradualisht gjatë ditës.

Sipas IHMK-së, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve shumë të lehta të shiut, me sasi nën 1 milimetër, shkruan Zeri.info.

Temperaturat gjatë orëve të mëngjesit pritet të jenë rreth 9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 16 celsius.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, me tendencë të forcimit gjatë orëve të mbrëmjes.

“Presioni atmosferik: Pritet të shënojë rënie graduale nga rreth 1010 hPa në 1002–1005 hPa, duke sinjalizuar afrimin e një sistemi atmosferik më të paqëndrueshëm”, bën të ditur IHMK-ja. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: