Me një lojtar më pak, Kosova në disavantazh nga Irlanda pas pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë, në ndeshjen mes Irlandës dhe Kosovës.
Kombëtarja vendase po fiton 1-0, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Irlanda shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 28-të, nga e cila shënoi Troy Parrott.
Penalltia erdhi pasi Kreshnik Hajrizi luajti me dorë në vijë të golit, duke e parandaluar një gol të sigurt të Irlandës.
Kosova po luante mirë para kartonit të kuq, duke rrezikuar në dy raste.
Së pari rast të mirë pati Lindon Emërllahu, e më pas edhe Vedat Muriqi.
Kosova, me këtë rezultat, ka gjashtë pikë, në vendin e tretë, teksa Irlanda me tetë pikë e zë vendin e dytë në grupin B3. Grupit i kryeson Austria me 11 pikë, e cila po pëson humbje nga Izraeli.