David Raya vazhdon me Arsenalin deri në vitin 2030
Arsenali ka arritur marrëveshje me portierin spanjoll David Raya për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2030.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, sipas të cilit marrëveshja mes palëve është arritur dhe dokumentet pritet të nënshkruhen së shpejti. Kontrata e re do të përfshijë edhe rritje të pagës për 31-vjeçarin.
Kontrata aktuale e Rayas ishte e vlefshme deri në vitin 2028, por drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur ta blindojnë portierin, i cili është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Mikel Artetës.