Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë
Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së, si dhe projektet e përbashkëta në fushën e sigurisë, ishin në fokus të takimit ndërmjet ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, dhe atasheut të FBI-së për zbatimin e ligjit, Brendan Collins.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në vend dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Po ashtu thuhet se Hoti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë.