Shiroka-Pula takon ambasadorin japonez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo ka vlerësuar bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke veçuar edhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.

Sipas njoftimit, presidentja ka theksuar nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Në takim është diskutuar edhe mundësia e lehtësimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës në Japoni, si dhe mbështetja e mëtejshme e Tokios për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës.

Shiroka-Pula ka vlerësuar gjithashtu rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. /Zëri