Mbappe donte të kthehej në Madrid, por Zidane ia ndaloi largimin nga Franca

Kylian Mbappe ka shkaktuar tensione të reja në grumbullimin e Përfaqësueses së Francës.

Sulmuesi i Real Madridit, i cili po përballet me disa shqetësime fizike, kishte planifikuar të kthehej në Madrid, por përzgjedhësi Zinedine Zidane nuk ia ka lejuar largimin e parakohshëm.

Sipas raportimeve të emisionit “El Chiringuito”, Mbappe kishte arritur një marrëveshje me stafin mjekësor të Real Madridit që të kthehej në Spanjë në rast të ndonjë shqetësimi fizik.

Madje, ai kishte edhe aeroplanin privat gati për t'u nisur drejt Madridit.

Megjithatë, Zidane ka vendosur që sulmuesi të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës, pasi shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së dielës ndaj Turqisë.

Mbappe nuk do të luajë kundër Italisë, por trajneri dëshiron të vlerësojë gjendjen e tij para takimit të radhës.

Kjo situatë ka shtuar tensionet mes dy francezëve. Sipas raportimeve, Zidane nuk e ka harruar as largimin e parakohshëm të Mbappes gjatë grumbullimit të kaluar, ndërsa mediat franceze raportojnë se marrëdhënia mes tyre nuk është në nivelin më të mirë. /Zëri