Asllani para ndeshjes: Me zemër, karakter dhe krenari për fanellën e Kosovës

Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, ka përcjellë mesazh motivues në prag të përballjes së sotme me Irlandën.

Asllani përmes rrjeteve sociale ka shprehur përkushtimin dhe besimin në suksesin e Dardanëve, në këtë përballje të rëndësishme.

Kosova sonte përballet nga ora 20:45 me Irlandën në stadiumin "Aviva" në Dublin, në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve.

"Forca Kosovë!", Asllani e mbyll mesazhin duke synuar për fitore. /klankosova