Gruaja e Brooklyn Beckhamit u përgjigjet komenteve negative për pamjen e saj: Njerëzit janë vërtet të këqij

Nicola Peltz, gruaja e Brooklyn Beckhamit, iu përgjigj komenteve negative në lidhje me pamjen e saj në rrjetet sociale dhe falënderoi një ndjekës që e mbrojti publikisht nga kritikat.

Konkretisht, të mërkurën, më 11 nëntor, ajo publikoi disa foto në Instagram. Në to, ajo pozon me një kostum mjekësor ngjyrë vjollcë, dhe njëra prej fotove tregon barkun e saj të tonifikuar.

"Dhomë hiperbarike pas trajtimit të fytyrës", shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

Kritikat për pamjen e saj u shfaqën shpejt në komente, por disa ndjekës e mbështetën dhe dënuan reagime të tilla.

"Ndalo së komentuari për pamjen e saj dhe pamjen e të tjerëve. A jeni të gjithë perfektë?", shkroi një përdorues. Nicola u përgjigj: "Faleminderit. Disa njerëz janë vërtet kaq të këqij".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by nicola peltz beckham (@nicolapeltzbeckham)