Aksion simbolik para zyrave të BE-së: “Evropë, ku është drejtësia?”

Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian, në shenjë pakënaqësie lidhur me aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një pankarte me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, organizatorët kanë shprehur qëndrimin e tyre ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Klankosova.

Në pankartë janë paraqitur edhe të dhëna që krahasojnë dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve serbë për krime lufte me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje për trajtimin e rasteve dhe drejtësinë në këto procese.