LIVE | Nis transmetimi i seancës në Hagë, gjykatësi shpjegon akuzat
Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tij akuzohen se kishin rënë në marrëveshje për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Ai tha se gjykata ka pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria.
Në mesin e provave janë edhe audioincizimet e bisedave mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Sipas gjykatësit, regjistrimi i këtyre bisedave ishte autorizuar nga Gjykata.
Thaçi akuzohet se ishte drejtues ose organizator i secilit grup, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.
Sipas aktakuzës, ai u zbuloi vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët.
Nis transmetimi i seancës në Hagë
Ka nisur transmetimi i seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Seanca transmetohet me dhjetë minuta vonesë.
Na ndiqni në këtë blog për zhvillimet dhe vendimet më të fundit nga Haga.
Live KETU