Sot, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 14 e 18 gradë celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: