Kvaratskhelia bëhet streamer, kështu do t’i kalojë gjashtë muajt jashtë fushave

Khvicha Kvaratskhelia do të qëndrojë rreth gjashtë muaj larg fushave për shkak të dëmtimit të rëndë në gju, por ylli i PSG-së duket se ka gjetur një mënyrë interesante për ta kaluar këtë periudhë.

Sulmuesi gjeorgjian ka zbuluar se gjatë muajve të rikuperimit do t’i kushtohet edhe botës së streaming-ut, duke komunikuar me fansat përmes platformës Twitch.

Kvaratskhelia ka treguar se rikuperimi po ecën mirë dhe se po punon gradualisht për t’u rikthyer në fushë.

Deri atëherë, tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin në një rol tjetër, larg futbollit dhe më pranë botës së lojërave online. /Zëri