Messi e feston nga larg fitoren e Eldenses, klubi i tij i jep besim të plotë trajnerit

Lionel Messi po e përcjell nga afër ecurinë e Eldenses, klubit spanjoll të kategorisë së dytë, pronar i të cilit është ylli argjentinas.

Pas tri humbjeve radhazi, skuadra nga Alicante u rikthye te fitorja, duke mposhtur Sabadellin me rezultat 2:0.

Golat e Mariano Carmonas dhe Jesús Clementes i dhanë fund serisë negative dhe rikthyen qetësinë në klub.

Edhe Messi reagoi nga distanca përmes rrjeteve sociale të Eldenses, duke festuar suksesin me mesazhin: “Vamos!!!! +3”.

Trajneri Javi Calleja, para kësaj ndeshjeje, kishte folur për raportet e vazhdueshme me drejtuesit e klubit dhe besimin që po merr nga pronësia, pavarësisht rezultateve të fundit.

“Ne ndihemi të mbështetur dhe ata tregojnë besim të verbër në atë që po bëhet, sepse janë në gjendje të shohin përtej rezultateve afatshkurtra”, deklaroi Calleja.

Ai shtoi se në Eldense po ndërtohet një projekt shumë i bukur dhe se të gjithë janë në të njëjtën linjë, duke theksuar se tri humbje radhazi nuk do ta devijojnë klubin nga objektivat e tij. /Zëri