Piers Morgan del në mbrojtje të Ronaldos, fyen Jorge Jesusin: Nuk do të jesh më trajner i Portugalisë!
Deklaratat e Jorge Jesusit për Cristiano Ronaldon, pas humbjes së Portugalisë nga Danimarka me rezultat 1-4, kanë shkaktuar reagime të shumta.
Një ndër reagimet më të ashpra erdhi nga gazetari britanik Piers Morgan, i cili njihet për mbështetjen e madhe ndaj yllit portugez.
I pyetur se sa i mungonte Ronaldo përfaqësueses, Jesus u përgjigj me ironi:
“Të më mungojë? Si? Ai nuk është më pjesë e kombëtares, përveç nëse vjen vetëm për të më bërë shoqëri”.
Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Morganit. Sipas gazetës portugeze Record, ai reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur trajnerin “kloun” dhe duke paralajmëruar:
“Ky kloun nuk do të jetë as në kombëtare nëse Portugalia vazhdon të pësojë humbje të rënda si ajo e sotmja”.
Përplasja mes Ronaldos dhe Jesusit nisi në shtator, kur sulmuesi u nxeh për të hyrë në lojë ndaj Norvegjisë, por nuk u aktivizua.
Ronaldo e akuzoi trajnerin se nuk e kishte mbajtur fjalën, ndërsa më 5 nëntor njoftoi pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pas 23 vitesh me Portugalinë. /Zëri