Marta Kos takon përfaqësuesit e Listës Studentore në Bruksel: Ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos është takuar me përfaqësuesit e Listës Studentore, subjektit politik që i fitoi zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Kos shkroi në X se “rruga evropiane e Serbisë është gjithashtu rruga e reformave të saj”.

“Ky ishte mesazhi i qartë i përfaqësuesve të Listës Studentore, me të cilët u takova sot në Bruksel”, shkroi ajo.

“Ne ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike”, shkroi Kos.

Kos tha se janë të gatshëm të punojnë së bashku me pushtetin e ri në Serbi “për reformat e nevojshme për ta bërë këtë synim realitet”.