Asllani: Me Irlandën na konvenon edhe barazimi, por synojmë fitore
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka thënë se në ndeshjen ndaj Irlandës të martën do të synohet fitorja.
Në konferencën për media, sulmuesi ka thënë se do të japin maksimumin nga vetja për të arritur rezultat pozitiv me Irlandën.
“Ne kemi pasur përkrahje të madhe dhe gjithmonë i kemi pasur prapa tifozët. Ndeshjet që i përmende kundër Sllovenisë, Sllovakisë, Suedisë, Zvicrës, i kemi pasur pas vete tifozët. Mund të ndodhë pas rezultateve të fundit, por ne do të japim 100 për qind për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Asllani.
Sulmuesi ka thënë se ndeshja ndaj Irlandës do të jetë e vështirë.
“Është një lojë kundër një kundërshtari të fortë. E kemi mposhtur në Prishtinë. Atyre u duhet fitorja, neve një barazim mbesim në vendin e dytë. Në futboll nuk luhet për barazim, por për fitore. Jemi dy ekipet e forta dhe të shohim kush do të jetë më i fortë”, ka thënë ai.