Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadorja Ziv vlerësuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.