Melodia nacionaliste në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Kandiqi: E turpshme, a kërkoi dikush nga OJQ-të serbe të ndërpritej interpretimi?
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një reagimi në platformën X, Kandiqi e ka cilësuar ngjarjen si të turpshme, duke ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia, të pranishëm në forum, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës ose ka kërkuar ndërprerjen e saj.
“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, shkroi Kandiqi.
Sramotno! Nacionalistiëka pesma "Oj Kosovo, Kosovo" na EU forumu o proširenju. Da li je neko od prisutnih aktivista nevladinih organizacija iz Srbije reagovao, traëio da se prekine izvoëenje pesme? https://t.co/2bnWfP3xbV
— Natasa Kandic (@natasakandic) November 16, 2026