Bellinghami dhe Cucurella përballen në fushë, harrojnë se janë bashkëlojtarë te Real Madrid

Jude Bellingham dhe Marc Cucurella kanë qenë protagonistë të një momenti të tensionuar në përballjen mes Spanjës dhe Anglisë, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dy futbollistët, që ndajnë të njëjtin ambient te Real Madrid, këtë herë u gjendën në anë të kundërta, duke mos kursyer as kritikat ndaj njëri-tjetrit.

Incidenti ndodhi në pjesën e parë, në aksionin që përfundoi me penalltinë për Anglinë.

Cucurella mbeti i shtrirë në fushë pas një kontakti me Elliot Anderson dhe kërkoi ndërhyrje nga gjyqtari.

Bellinghami iu afrua dhe, me gjeste të dukshme, i kërkoi llogari për një ndërhyrje të mëhershme ndaj tij.

Tensioni vazhdoi edhe në momentet para përfundimit të pjesës së parë, kur futbollistët u përfshinë në një përplasje gjatë rrugës për në zhveshtore. Bellinghami dhe Cucurella ishin sërish në qendër të vëmendjes.

Në fund, Anglia triumfoi 3:2 ndaj Spanjës, ndërsa Bellinghami kontribuoi me një asistim.

Një tjetër dëshmi se në ndeshjet ndërkombëtare, rivaliteti mes kombëtareve mund të lërë përkohësisht në plan të dytë edhe marrëdhëniet mes bashkëlojtarëve. /Zëri