Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga bashkëkryetarët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP), Cedric Wermuth dhe Mattea Meyer, në përgjigje të urimit që u kishte dërguar me rastin e rizgjedhjes së tyre në krye të partisë.
Lajmi është bërë me dije nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet saj dhe socialdemokratëve zviceranë mbështeten në vlera të përbashkëta, si drejtësia sociale, solidariteti dhe demokracia.
Bashkëpunimi ndërmjet dy subjekteve politike është ndërtuar ndër vite dhe është formalizuar edhe përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit (MoU), i cili shërben si bazë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Sipas Vetëvendosjes, lidhjet politike dhe miqësore me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës kontribuojnë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke krijuar mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm.
"Sepse partneritetet e qëndrueshme ndërtohen mbi vlera të përbashkëta dhe forcohen përmes solidaritetit e veprimit të përbashkët".