Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete të përfshira në aksident, me dëme të konsiderueshme materiale.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me personat e lënduar apo rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.