Shkëndija nuk ndalet, kuqezinjtë vazhdojnë punën me synimin e madh – titullin kampion

Përderisa futbolli i klubeve është në pauzë për shkak të angazhimeve të kombëtareve, te Shkëndija e Tetovës puna vazhdon pa ndërprerje.

Skuadra kuqezi po shfrytëzon këtë periudhë për të punuar dhe për t'u përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës, e cila është në program më 22 nëntor.

Humbja e fundit nga Struga T&L tashmë është lënë pas nga tetovarët, të cilët janë të përqendruar te ndeshjet e ardhshme.

Në kampin kuqezi mbizotëron bindja se rruga drejt objektivave vazhdon dhe se nuk ka kohë për t'u ndalur te zhgënjimet.

Skuadra nga Tetova e ka të qartë se objektivi kryesor mbetet titulli kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë arsye, çdo seancë stërvitore dhe çdo ditë pune shihen si mundësi për t'u rikthyer edhe më e fortë në garën për kreun e tabelës.

Më 22 nëntor, Shkëndija do të përballet me Sileksin, në një sfidë ku synon të rikthehet te fitorja dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit madhor.

Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ambiciet e tyre dhe duan ta vazhdojnë luftën për titull deri në fund. /Zëri