Vojvoda: Kemi pasur raste dhe lojën në kontroll, por mungoi goli

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Udineses, Mërgim Vojvoda ka folur pas barazimit me Izraelin në Ligën e Kombeve.

Kosova barazoi pa gola me Izraelin në Prishtinë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së pestë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Vojvoda u shpreh i dëshpëruar me rezultatin, teksa tha se Kosova ka pasur raste të mira.

“Jemi të dëshpëruar. Kemi pasur më shumë raste për të fituar. Nuk kemi mundur të shënonim një gol për të ndryshuar ndeshjen. Raste kemi pasur, kemi pasur lojën në kontroll, rastet kanë qenë por goli ka munguar. Duhet të fitojë ndeshjen me Irlandën”, tha ai pas ndeshjes.

Kosova do të rikthehet në aksion të martën, me fillim nga ora 20:45, me ndeshjen ndaj Irlandës në udhëtim.