Llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares: Na keni dhënë shumë emocione

Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren e Kosovës.

Në mesazhin e publikuar asokohe, Thaçi kishte vlerësuar futbollistët për emocionet dhe krenarinë që i kishin dhuruar vendit, pavarësisht rezultateve në fushën e lojës.

“Në humbje dhe fitore, me ose pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”, thuhej në postimin e tij të 14 nëntorit 2019.

Kosova sot luajti kundër Izraelit në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pavarësisht rasteve të krijuara, ndeshja u mbyll 0-0.