Shiroka-Pula ndoqi nga afër Kosovën në përballjen me Izraelin: Faleminderit për emocionet!
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” përballjen e Kombëtares së Kosovës me Izraelin, e cila përfundoi me rezultat 0:0.
Pas përfundimit të ndeshjes, ajo ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët e Kosovës në përfaqësimin e vendit.
Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula ka falënderuar “Dardanët” për emocionet që u dhuruan tifozëve, duke i inkurajuar të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.
“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes.
.