Pas kthimit nga Iraku, Hoxhaj shkon direkt në “Fadil Vokrri” për Kosovë–Izrael [video]

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është kthyer sot nga Rajoni i Kurdistanit në Irak dhe ka shkuar drejtpërdrejt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit.

Hoxhaj ka publikuar në Facebook një video nga tribuna, duke shprehur mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës.

"Nga tribuna, me zemër për Kosovën. Hajde, djema! ”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Rajonin e Kurdistanit, ish-kryediplomati mori pjesë në Forumin Strategjik të Slemanit, ku foli për përvojën e Kosovës në shtetndërtim dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.