Publikohen formacionet e ndeshjes Kosovë – Izrael
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Grupin B3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Para kësaj ndeshje, grupi kryesohet nga Austria me tetë pikë. Kosova renditet në vendin e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Republika e Irlandës në pozitën e tretë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy pikë.