Zabërgja para ndeshjës: Presim fitore ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është pozitive

Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, ka shprehur optimizëm para përballjes së sotme ndaj Izraelit.

Zabërgja ka thënë se atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe se skuadra synon ta kurorëzojë atë me fitore.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe presim që këtë atmosferë ta përmbyllim me fitore. Përgatitjet kanë qenë në nivel dhe shpresojmë për fitore. Mendoj se duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen e sotme. Do të sulmojmë që nga minuta e parë”, ka deklaruar ai.Ndeshja Kosovë – Izrael, zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.