Sulmohet me vezë makina e kryeministrit Rama, arrestohen aktivistët [video]

Një grup protestuesish kanë sulmuar me vezë eskortën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.

Sulmi me vezë ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama ka ndodhur në Manëz.

“Rama në burg, Berisha në burg”, thirrën ata ndërsa qëlluan me vezë.

A2 CNN raporton se aktivistët që qëlluan me vezë janë arrestuar nga policia.