Kosova sot përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.
Dardanët, të drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë përballje, e cila është e parafundit në këtë edicion të garës.
Në prag të ndeshjes, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa atmosfera në kampin e kombëtares është e mirë.