Sule i tregon arsyet e pensionimit nga futbolli profesionist: S'doja të jetoja vetëm duke punuar

Niklas Süle ka folur hapur për mënyrën se si e ka përjetuar karrierën si futbollist profesionist, duke pranuar se nuk dëshironte që e gjithë jeta e tij të sillej vetëm rreth futbollit.

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, i cili i dha fund karrierës profesionale në moshën 30-vjeçare, tregoi se nuk ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj një regjimi strikt sportiv.

“Gjatë karrierës sime ndoshta kam pirë shumë shpesh nga tri birra dhe kam ngrënë shumë shpesh në McDonald's. Nuk doja të kaloja 15 vitet e ardhshme duke jetuar vetëm për futbollin. Jeta është shumë e shkurtër për t'u marrë vetëm me një gjë”, deklaroi Süle.

Gjermani pranoi gjithashtu se nuk ishte shumë aktiv në rrjetet sociale, edhe pse kjo i ka kushtuar financiarisht.

Tashmë, pas largimit nga futbolli profesionist, ai dëshiron të shijojë jetën larg presionit të futbollit elitar. /Zëri