Barcelona i siguron 300 milionë euro për përfundimin e punimeve në Camp Nou
Barcelona ka përfunduar me sukses emetimin e një financimi prej 300 milionë eurosh, mjete të cilat do të përdoren për përfundimin e punimeve në stadiumin “Spotify Camp Nou”.
Kjo shumë është pjesë e planit financiar të miratuar nga anëtarët e klubit në shtator, me synimin për të përmbyllur projektin madhor të “Espai Barça”.
Punimet kanë pësuar vonesa dhe kanë kërkuar ndërhyrje shtesë, sidomos në përforcimin strukturor të tribunave.
Me këtë financim, klubi katalunas synon të vazhdojë transformimin e stadiumit dhe të përfundojë fazat e mbetura të projektit.
Camp Nou pritet të ketë një kapacitet përfundimtar prej rreth 105 mijë ulësesh, duke u shndërruar në një prej stadiumeve më të mëdha në Evropë. /Zëri