Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Prishtina Mall ka zgjeruar ofertën e saj me një hapësirë të re pune, Coworking Space, të krijuar për freelancer-at, remote workers dhe të gjithë ata që kërkojnë një ambient alternativ për të punuar.

E vendosur në katin e dytë të Prishtina Mall, pranë Food Court, kjo hapësirë ofrohet plotësisht falas dhe është konceptuar për të ofruar një ambient të rehatshëm dhe fleksibil, ku puna mund të kombinohet me një ndryshim të këndshëm të rutinës së përditshme.

Coworking Space u dedikohet jo vetëm atyre që punojnë në distancë, por edhe kompanive dhe ekipeve që dëshirojnë të largohen herë pas here nga ambienti tradicional i zyrës dhe të përjetojnë një mënyrë tjetër të punës.

Me këtë iniciativë, Prishtina Mall krijon më shumë mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë një ambient të ri pune, duke e shndërruar qendrën edhe në një destinacion ku puna, takimet dhe përditshmëria ndërthuren natyrshëm.

Hapja zyrtare e Coworking Space u bë sot, më 13 nëntor 2026, me një drekë të përbashkët të ofruar nga Prishtina Mall, duke shënuar kështu fillimin e këtij shërbimi të ri për vizitorët e qendrës.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur ta vizitojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë hapësirë plotësisht falas, sa herë që kanë nevojë për një ambient të ri pune.

Coworking Space, Prishtina Mall – Zyra jote për sot.