Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës ndaloi punimet në një objekt ndërtimi në Drenas.
“Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Si pasojë e këtyre shkeljeve, Inspektorati tha se është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë’, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.
Ky inspektorat u bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.