Bullgaria rikonfirmon mbështetjen për integrimin ndërkombëtar të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologia e saj bullgare, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, në letrën e saj, Iotova i ka përcjellë urimet dhe përgëzimet më të sinqerta presidentes Shiroka Pula, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
Presidentja bullgare ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
Po ashtu, Iotova ka nënvizuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në letrën e saj, ajo ka rikonfirmuar edhe mbështetjen e Bullgarisë për konsolidimin e Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.