Dukagjin Lipa rrëfen përvojën e luftës në Sarajevë: Mbetëm të bllokuar atje në vitin 1992
Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “RTL Direkt” për largimin nga Prishtina në vitin 1992, si dhe për përvojën e tij gjatë luftës në Bosnjë.
Gjatë intervistës, të dhënë në Zagreb, Lipa tregoi se në vitin 1992, së bashku me të dashurën e atëhershme, e cila sot është bashkëshortja e tij, kishte mbetur i bllokuar në Sarajevën e përfshirë nga lufta.
Ai tha se ishte larguar nga Prishtina për shkak të problemeve politike dhe kishte zgjedhur Londrën si destinacion, ndonëse në atë kohë qyteti nuk ishte një destinacion i zakonshëm për emigrantët.
“E lashë Kosovën për shkak të problemeve politike dhe shkova në Londër. Atë vit, së bashku me të dashurën time të atëhershme, sot bashkëshorten, mbetëm të bllokuar në Sarajevën e kohës së luftës”, tregoi Lipa.